Aktualitet

I dënuar për vrasjen e Florian Lamçes/ Lirohet Sokol Sanxhaktari, përfitoi nga amnistia

Sipas amnistisë penale ligji parashikon lirimin e burrave të dënuar me vendim të formës së prerë, të cilëve u kanë mbetur deri në tre vite burg për të vuajtur.

F.I
I dënuar për vrasjen e Florian Lamçes/ Lirohet Sokol
Sokol Sanxhaktari

TIRANË- Sokol Sanxhaktari është liruar nga burgu i sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës, pasi përfitoi nga amnistia penale. Dhëndrri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini është dënuar me 15 vite burg për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Florian Lamçe, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Elbasan.

Sanxhaktari përfitoi ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar duke u denuar perfundimisht me 10 vite burg. Sipas amnistisë penale ligji parashikon lirimin e burrave të dënuar me vendim të formës së prerë, të cilëve u kanë mbetur deri në tre vite burg për të vuajtur. 

Megjithëse ligji përjashton personat e dënuar për krimin e organizuar, korrupsionin apo çështjet në kompetencë të GJKKO-së, autoritetet e burgjeve vlerësuan se Sanxhaktari plotësonte të gjitha kriteret ligjore, pasi pjesa e mbetur e dënimit të tij hynte brenda kufijve të lejuar.

Në nëntor të vitit të kaluar Sanxhaktari iu drejtua Gjykatës së Shkodrës me kërkesën për zëvendësimin e burgimit me masën alternative “qëndrim në shtëpi”. Në kërkesën e depozituar në Gjykatë thuhej se kishte kryer më shumë se tre të katërtat e dënimit të dhënë ndaj tij dhe se përmbushte kriteret ligjore për ta vijuar pjesën e mbetur të dënimit në banesë.      

Vrasja e Florian Lamçes ndodhi pas një konflikti nën efektin e alkoolit. Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari e goditën viktimën me shishe dhe sende të forta, plagë që rezultuan fatale për 40-vjeçarin.

Nga amnistia penale  553 persona u liruan menjëherë nga burgu, mes tyre dhe disa emra të njohur, si Rozeta Dobi, sanitarja e dënuar për vjedhjen e parave në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi, Erisa Fero, ish-punonjësja e AKSHI-t, e dënuar per kanabis. Ndërkohë, 863 të dënuar të tjerë përfituan ulje dënimi. 

Poll

MOS HUMB