Aktualitet

Gjykata rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha, shfuqizohet vendimi i rektorit të Universitetit të Tiranës

Vendimi parashikon rikthimin e menjëhershëm të saj në detyrë, pavarësisht nëse pala kundërshtare vendos ta ankimojë çështjen në Apel.

M.K.
Gjykata  rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha, shfuqizohet vendimi i
dorina dhe artan hoxha

TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur në favor të Dorina Hoxhës, duke shfuqizuar urdhrin e rektorit të Universitetit të Tiranës për pezullimin e saj nga detyra e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë.

Vendimi parashikon rikthimin e menjëhershëm të saj në detyrë, pavarësisht nëse pala kundërshtare vendos ta ankimojë çështjen në Apel.

Dorina Hoxha ishte pezulluar më 20 maj, pas deklarimit të interesit për të kandiduar për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Profesoresha Dorina Hoxha u pezullua nga detyra si Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, me një urdhër të firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

 

 

Poll

MOS HUMB