Aktualitet

I dënuar për vrasje në vitin 1997, ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari! Dyshimet e para (EMRI)

Pasi u ndje keq brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, por nuk mundi të mbijetonte.

zh.ll
I dënuar për vrasje në vitin 1997, ndërron jetë në
Foto ilustruese

FIER- Një i dënuar, 52-vjeçar që vuante dënimin në IEVP Fier ka ndërruar jetë këtë të martë. Sipas burimeve, bëhet fjalë për 52-vjeçarin Artur Doku, banues në Burrel, i cili vuante një dënim për vrasje të kryer në vitin 1997. Në momentin e ndarjes nga jeta, atij i kishin mbetur edhe 9 vite e 5 muaj burg për të vuajtur.

Po sipas burimeve, 52-vjeçari vuante nga probleme kardiake dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Pasi është ndjerë keq brenda ambienteve të burgut, ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, por nuk mundi të mbijetonte.

Trupi i 52-vjeçarit është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit. Ndërkohë, nga të dhënat e para nuk ka dyshime për përfshirje kriminale dhe shkaku përfundimtar i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza./ZËRI

Poll

MOS HUMB