TIRANË-Laert Haxhiu i dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjës, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rigjykim të çështjes së tij. Në kërkesën e tij, Haxhiu pretendon shkelje të Kushtetutës pasi vendimet gjyqësore që kanë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të tij.
Gjykata e Lartë më 19 maj rrëzoi rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj tij për “Masakrën e Lushnjës”. Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi kërkesën e Haxhiut për prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm.
Laert Haxhiu është dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjes. “Masakra e Lushnjes” ka ndodhur në shtator të vitit 2017. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe më pas, pas një procesi të gjatë gjyqësor në vendin fqinjë u ekstradua në Shqipëri./ZËRI