Aktualitet

DETAJE- Nipi i 56-vjeçarit që u vra nga e bija: Ishte i prerë në pjesët intime...kishte gjak pas kokës

Neritan Trifoni tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait dëmtime në pjesët intime.

F.I
DETAJE- Nipi i 56-vjeçarit që u vra nga e bija: Ishte i prerë
Neritan Trifoni

FIER-Nipi i Anesti Ramës, 56-vjeçarit i cili dyshohet se u mbyt me tel nga vajza e tij, ka zbardhur detaje të reja. Neritan Trifoni tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait, dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.

“Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai për Tip Channel.

Krimi i rëndë në familjen Rama fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, por vetëm një ditë më vonë më 24 korrik u zbulua se Emelinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën ku jetonin së bashku në fshatin Frashër të Fierit. Vajza u arrestua në flagrancë. Sot në pranga u vendos edhe nëna e saj, Valbona Rama, e cila ka tentuar të fshehë ngjarjen duke pastruar trupin e ndjerë të bashkëshortit. Do të jenë ekspertët e Mjekësisë Ligjore ata që do të përcaktojnë konkretisht se nga i ka ardhur vdekja 56 vjeçarit, që iu mor jeta në shtëpinë e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB