Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit Artan Lame

Pas homazheve, Lame u përcoll për në banesën e fundit mes duartrokitjesh dhe trëndafilash të bardhë që u hodhën në arkëmortin e tij nga familjarë dhe miq.

F.I
Përcillet në banesën e fundit Artan Lame
Artan Lame

TIRANË-Pranë Akademisë së Shkencave janë zhvilluar homazhe në nder të publicistit dhe ish-zyrtarit Artan Lame, i cili u nda nga jeta më 23 maj pas problemeve shëndetësore të vazhdueshme me zemrën. Miq, kolegë dhe personalitete të njohura të politikës mes tyre Neritan Ceka, Pirro Vengu, Paskal Milo, Piro Thomo, Blendi Gonxhja, Ulsi Manja, Ervin Hoxha etj, i dhanë lamtumirën e fundit. Pas homazheve, Lame u përcoll për në banesën e fundit mes duartrokitjesh dhe trëndafilash të bardhë që u hodhën në arkëmortin e tij nga familjarë dhe miq.

Ai lindi në Tiranë, në vitin 1967, por ishte me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës. Gjatë jetës ai ka qenë publicist, opinionist por edhe një nga koleksionistët më të shquar në vend. Si një studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimise kulturore shqiptare, ai kishte një koleksion të veçantë, kryesisht me xhaketa të përdorura nga ushtritë e huaja dhe jo vetëm.

Përtej pasioneve, ku vendin më të madh e zinte historia, Lame ishte gjithashtu një veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror. Ndër vite ai ka mbajtur postet: 1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës; 2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës; 2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit dhe 2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale). Ndërsa nga 2019, ai mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës). Këtë post e la në vitin 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB