SHKODËR-Një automjet është gjetur i djegur në Dragoç, pas shpërthimit me tritol të ndodhur në Shkodër ku i plagosur mbeti Ene Busukja. Mjeti dyshohet se i përket autorit/ëve të atentatit ndaj 38-vjeçarit.
"Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.", njoftoi policia për automjetin e djegur.
Shpërthimi u raportua mesditën e sotme në lagjen “Ndoc Mazi”. Sasia e tritolit ishte vendosur në mjetin e punonjësit të Tatimeve, i cili shpërtheu sapo 38-vjeçari ndezi makinën. Ede nuk dihet shkaku, ndërsa Policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI