Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër! Makina hidhet në erë sapo ndizet, plagoset punonjësi i Tatimeve

Shpërthimi ka ndodhur sapo 38-vjeçari ka ndezur mjetin.

F.I
Atentat me tritol në Shkodër! Makina hidhet në erë sapo
Enea Busukja

SHKODËR-Një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër. Lënda plasëse ishte vendosur në një automjet të parkuar në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit. Si pasojë e shpërthimit i plagosur ka mbetur Enea Busukja, punonjës i Tatimeve. 

Shpërthimi ka ndodhur sapo 38-vjeçari ka ndezur mjetin. Lënda plasese është vendosur në automjetin VW Caddy që ka logon e lavanderi “Eco Clean”, biznes i cili është në pronësi të Enea Busukjes. Punonjës i Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër është transportuar për në spital dhe sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi Eenea Busukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB