arrestimi i Dritan Goxhajt
TIRANË-Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa protestues pasi sulmuan me vezë makinat e deputetëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Në pamjet e siguruara nga ZËRI shihet momenti kur efektivët rrethojnë dhe i vendosin prangat Dritan Goxhajt, një prej figurave të përmendura si organizator i protestës së fundit.
Lidhur me tensionet, janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë. Efektivët ndërhynë për t’i arrestuar, pasi sulmuan me vezë makinat e ministrave dhe deputetëve, por edhe vetë policët. Ata hodhën edhe kapsolle jashtë Kuvendit./ZËRI
Poll