Aktualitet

Atentati ndaj Arjan Ndojt! SPAK paraqet prova sekrete për 'Lentin' dhe Jul Meçen: Gazetarët të dalin jashtë

Bëhet fjalë për 67 fashikuj, konkretisht me biseda të zbardhura nga aplikacioni SKY ECC.

F.I
Atentati ndaj Arjan Ndojt! SPAK paraqet prova sekrete për
Arjan Ndoj, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

TIRANË- Në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO për atentatin në mbikalimin e Shkozetit në vitin 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (i njohur si Rrumi i Shijakut), Prokuroria e Posaçme ka paraqitur provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. 

Bëhet fjalë për 67 fashikuj, konkretisht me biseda të zbardhura nga aplikacioni SKY ECC. Prokurori Adnan Xholi paraqiti në sallë fashikujt përpara gjykatës, duke kërkuar që të mbyllen dyert për mediat në mënyrë që të bëhej dhe prezantimi i provave sekrete.

Prokurori Adnan Xholi: Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar.

Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj ish- prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit. Edhe Julian Meçe, ish-anëtari i bandës së Durrësit akuzohet se bashkë me Plarent Dervishajn  janë porositësit e atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019.

Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, "Rumin e Shijakut". Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Ai u hetua për të tri kriteret dhe gjatë vlerësimit të figurës së tij, u konstatua papështatshmëri e figurës, pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penalë gjatë detyrës së tij. Por edhe pse s'mund të ishte më pjesë e drejtësisë, në maj të këtij viti, Ndoji garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, duke ia dalë që të fitonte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB