Aktualitet

Atentati në Rinas/ E bërë "shoshë" nga plumbat, mjeti i "shënjestrës" merret për ekspertizë (VIDEO)

"Benz"-i që ishte shënjestër e autorëve dhe me të cilën lëviznin Dani dhe Shaljani, u mor nga ekspertët ku do t’i kryhet ekspertiza ligjore. 

zh.ll
Atentati në Rinas/ E bërë "shoshë" nga plumbat,
makina

TIRANË- Automjeti tip "Benz", me të cilin udhëtonte viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij shofer, Muçi Shaljani alias Sheqeri, është hequr nga vendngjarja në orët e mbrëmjes së të martës. "Benz"-i që ishte shënjestër e autorëve dhe me të cilën lëviznin Dani dhe Shaljani, u mor nga ekspertët ku do t’i kryhet ekspertiza ligjore. Ndërsa, edhe pse tashmë disa orës pas ngjarjes, aksi vijon të jetë ende i bllokuar. 

Ndërkohë, në makinën e autorëve që u gjet e shkrumbuar në një përrua pranë aksit Fushë-Krujë – Krujë, midis fshatrave Halil dhe Zallë, i gjetën tre armë tip kallashnikov dhe një pistoletë. Armë të cilat, mendohet se janë përdorur në ngjarje nga autorët dhe janë dërguar për ekspertizë.

Automjeti me targa AB 099UO, ka rezultuar në pronësi të Elvis Kosovës. Burime për mediat bëjnë me dije se automjeti me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri alias Shaljani rezulton të jetë në pronësi të Elvis Kosovës, një emër jo i panjohur për Policinë. Automjet tip 'Benz' rezulton në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si 'Visi i garave'. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB