Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Halit Valteri thirret për të dëshmuar në SPAK

Halit Valteri do të dëshmojë në procesin për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit (tashmë i zgjedhur deputet në qarkun e Durrësit), Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019.

k.m.
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Halit Valteri thirret për të
Halit Valteri

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Halit Valteri është thirrur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dëshmitar në procesin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes. Valteri do të dëshmojë në procesin për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit (tashmë i zgjedhur deputet në qarkun e Durrësit), Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019.

Në vitin 2019, kur edhe ndodhi atentati, Valteri bëri disa deklarata dhe ka publikuar pamjet.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur dënimet për pesë persona të akuzuar për atentatin e 2019-ës ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, të njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Shoferi i Ndojës, Andi Maloku, mbeti i vrarë gjatë sulmit.

Ndër të dënuarit është Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u dënua me 6 vite burg. Genti Ndërjaku mori një dënim prej 5.4 vite, ndërsa Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani u dënuan me nga 4.8 vite secili. Julian Pjetri u dënua me 4.4 vite heqje lirie. Për këtë ngjarje, Redjan Rraja, një tjetër nip i ish-deputetit Rrahman Rraja, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ariol Halili është dënuar me 35 vite burg.

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja që me manovrat e tij i shpëtoi jetën ‘shefit’ gjatë atentatit të datës 1 nëntor, ndërroi jetë një javë pas ngjarjes në spitalin e Traumës. Maloku mori dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor teksa mundohej të nxirrte makinën nga rruga, ditën e që Ndoja u sulmua nga dy kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit. I plagosur mbeti edhe Landi Muharremi (Rrumi i Shijakut), i cili ndodhej në të njëjtin automjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB