Aktualitet

“I ndan vetëm një mur”, Klodiana Lala zbulon kolegët socialistë në të njëjtin burg me Veliajn

Madje, gazetarja shtoi se ata mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.

F.m
“I ndan vetëm një mur”, Klodiana Lala zbulon kolegët
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar emrat e socialistëve që ndajnë të njëtin burg me kryebashkiakun Erion Veliaj. E ftuar në “Kjo Javë”, Lala tha se në të njëjtin sektor ndodhen edhe zyrtarët e tjerë socialistë që janë arrestuar, si: Ilir Beqaj, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako. Madje, gazetarja shtoi se ata mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.

“Vendimin e merr Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që bën një vlerësim të rrezikshmërisë.
Veliaj është një zyrtar i lartë nuk ka rrezik arratisje. Në momentin kur u dha masa të arrestit me burg për Vleiajn, të burgosurit lëshuan akuza të forta ndaj tij dhe kjo është parë mesa duket si mundësi për incidente dhe element rrisku. Për shkak se Veliaj ka adresën e banimit në Tiranë, më afër është Durrësi. Beqaj, Çyrbja, Bllako, Veliaj, që janë në të njëjtin sektor, i ndan vetëm një mur, mund të komunikojnë me njëri tjetrin. Është një sektor i bërë enkas për zyrtarë,”- tha ajo.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është lënë në burg, ndërkohë që masa e sigurisë për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u ndryshua nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi.

Poll

MOS HUMB