Aktualitet

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir (EMRA-VIDEO)

Në pranga kanë rënë  Divid Goxhaj, 59-vjeç dhe Ferdinant Bombaj 29-vjeç babë e bir, banues në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës u arrestuan për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”.

zh.ll
Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në
video nga policia-arrestimi

VLORË- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh në Vlorë, ku iu vu eksploziv në derën e shëpisë 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentian Zotos. Në vijim të hetimeve, blutë e Vlorës kanë arrestuar dy persona, babë e bir, të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Në pranga kanë rënë  Divid Goxhaj, 59-vjeç dhe Ferdinant Bombaj 29-vjeç babë e bir, banues në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës u arrestuan për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”. Këta dy persona kanë mbajtuar në banesën e tyre një mjet tip “Volksweagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Automjeti në fjalë është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, pas ngjarjes.

Njoftimi:

Zbardhet ngjarja e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e një banese.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore të DVP Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u identifikuan, lokalizuan dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar, babë e bir.

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 29.11.2025, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së një shtetaseje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Objektivi”.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë ndalimi, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, i dy shtetasve (babë e bir), konkretisht:

D. G., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë;
F. B., 29 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volksëagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit.

Më pas, më datë 29.11.2025, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.

Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, në lagjen “Partizani” të Vlorës. 63-vjeçarja Bakie Zoto është nëna e Gentian Zotos (Dauti), i dënuar për atentatit ndaj Ines Hajrullës. E moshuara jeton e vetme në banesë, e cila ka deklaruar për mediat se nuk ka pasur konflikte me askënd. 

Kujtojmë se Gentian Zoto është një emër i njohur për autoritetet. Ai është dënuar më 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për shkak të përfshirjes së tij në atentatin kundër, Inez Ajrullës më 10 maj të vitit 2019./ZËRI

Poll

MOS HUMB