TIRANË-E shpallur në kërkim prej dy ditësh, 49-vjeçarja Alma H. e cila ndodhej në arrest shtëpie është vendosur në pranga. Alma akuzohet se i vodhi një 44-vjeçari lekët dhe celularin në bashkëpunim me shokun e saj, Robert Laminca.
Konkretisht Alma nën masën e arrestit shtëpiak ka thirrur në banesën e saj një 44-vjeçar, duke i ofruar këtij të fundit marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, por në bashkëpunim me 40-vjeçarin i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash. Ajo akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Njofimi i policisë:
Durrës/ Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
