Aktualitet

I pandehur për hakerimin e SPAK/ Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

Agim Isamili është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për 3 vepra penale: 'Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, 'Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal' dhe 'Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal'. 

F.I
I pandehur për hakerimin e SPAK/ Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili
Agim Ismaili

TIRANË-Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO), ku mbahet seanca paraprake. Agim Isamili është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për 3 vepra penale: 'Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, 'Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal' dhe 'Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal'. 

Në lidhje me çështjen Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Arnold Rrokaj, ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit, Zambak Gjoni, ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, të cilët akuzohen për hakerimin e e-maileve të prokurorëve të SPAK.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerët, Rrokaj dhe Gjoni ndodhen nën masën e sigurisë "arrest me burg". Prokuroria e Posaçme sqaron se i pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehuri Zambak Gjoni. Këto materiale kanë përfunduar edhe në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, i cili më pas i ka shpërndarë tek persona të tjerë, por edhe ka kërkuar në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të SPAK.

Ndër materialet e komprometuara ka të dhëna që lidhen me dosjen e inceneratorëve dhe hetime të tjera që përfshijnë zyrtarë të profilit të lartë dhe grupe kriminale. Ismali përveç detyrës së kreut të burgjeve, ka drejtuar për rreth 8 muaj dhe Inspektoriatin Kombëtar të Territorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB