Aktualitet

Shtyhet seanca për Veliaj, GJKKO i pezullon afatet e paraburgimit! Kalendari i ri: Nga 16 qershori, çdo të martë...

Sakaq, prokurori Ols Dado kërkoi shtyrjen e seancës dhe pezullimine afatave të paraburgimit për Veliaj, duke argumentuar se mungesa e të pandehurve bëhet pengesë për vijimin. 

zh.ll
Shtyhet seanca për Veliaj, GJKKO i pezullon afatet e paraburgimit!
erion veliaj

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj pas ndarjes së dosjes nga në fazën e themelit, e planifikuar për këtë të martë është shtyrë për në datën 10 qershor.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa të pandehurve dhe avokatëve të tyre. Veliaj po ashtu nuk ishte i pranishëm në seancë. 

Sakaq, prokurori Ols Dado kërkoi shtyrjen e seancës dhe pezullimine afatave të paraburgimit për Veliaj, duke argumentuar se mungesa e të pandehurve bëhet pengesë për vijimin. 

Nga ana tjetër, avokati i kryebashkiakut, Plaurent Ndreca kundërshtoi vendimin duke thënë se Veliaj nuk është shkak për shtyrjen e seancës, duke e cilësuar si antikushtetues.

Pjesë nga seanca:

Ols Dado: Katër të pandehur bëhen pengesë për vijimin e gjykimit. Spak çmon se jemi në kushte për shtyrje të seancës, për shkak se shkaktohet nga mosparaqitja e të pandehurve apo avokatëve të tyre, kërkojmë pezullimin e afateve të paraburgimit Erion Veliaj.

Plaurent Ndreca: Antikueshtetuese, e pabazuar dhe cënon lirinë e Veliajt që nuk bëhet shkak për shtyrjen e seancës, ka caktuar avokat, avokati është këtu. 

Gjykata e themelit para se të ndahej çështja ka urdhëruar që të njihet me të gjitha aktet. Nuk është zbatuar ky vendim dhe kërkojmë të merren masa. As unë as i pandehuri nuk kemi akses në prova, akoma nuk kemi kopje. Kjo kohë deri seancën tjetër të përdoret për të na vënë në dispozicion provat digjitale.

Ols Dado: Gjykata e Themelit ka marrë vendim për dorëzim aktesh fizikisht dhe janë dorëzuar, akte të cilat i përkasin të pandehurit në fjalë. Janë pjesë e procedimit por nuk i përkasin të pandehurit aktet që kërkohen.

Më herët, Gjykata kishte kundërshtuar edhe kërkesën e Veliajt që kamerat të qëndrojnë të ndezura në sallë me qëllimin trasmentimin live të saj. 

Në përfundim trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj vendosi shtyrjene seancës, ndërsa vlen të theksohet se që nga data 16 qershor, procesi ndaj Veliajt do të zhvillohet çdo të martë në orën 10:00.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Poll

MOS HUMB