Aktualitet

I prenë veshin dhe...Si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë? Sherri nisi në rrjete sociale, autorët i shkuan në shtëpi

Por jo vetëm kaq, përveç dëmtimeve të shumta, 21-vjeçarit Marko Bega i është prerë edhe një pjesë e veshit.

zh.ll
I prenë veshin dhe...Si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë ndodhur në Tiranë, ku tre persona dhunuan rëndë një 21-vjeçar. Mësohet se tre autorët i kanë shkuar në shtëpi të riut dhe e kanë goditur me shishe në kokë. Por jo vetëm kaq, përveç dëmtimeve të shumta, 21-vjeçarit Marko Bega i është prerë edhe një pjesë e veshit. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Ndërkohë, policia bën me dije se kanë arrestuar 3 autorët: Florjan Faslia 18-vjeç, Mentor Daja21-vjeçdhe Samuel Tahiraj 19-vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, një konflikt që dyshohet se e ka pas zanafillën në rrjetet sociale (Instagram). 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB