DIVJAKË- Gjykata e Fierit ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë "arrest me burg" për Xhesion Toromeni, autori i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria në Divjakë, tre ditë më parë. Xheison Toromeni akuzohet për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Togat e zeza kanë vlerësuar të ligjshëm arrestimin e e tij, ndërsa ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji. Sipas tij, kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit./ZËRI



