Aktualitet

Krimi makabër në Greqi/ Zbulohet FOTO e shqiptarit dhe gruas së tij! Daja i autorit i bën thirrje: Dorëzohu...

zh.ll
Krimi makabër në Greqi/ Zbulohet FOTO e shqiptarit dhe gruas së
Autori i dyshuar në kërkim dhe gruaja e tij, që mbeti viktimë e krimit në familje

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje i ndodhur në Volos këtë të premte, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij 36-vjeçare. Disa orë pas ngjarjes, është identifikuar viktima Marjola Nakoleci, e cila mbeti e vrarë në mbeti e vrarë në hyrje të pallatit ku jetonte me familjen. Ndërsa autori i krimit është bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci. 

Mediat greke kanë publikuar fotot e çiftit, teksa bëjnë me dije se 40-vjeçari shqiptar, po trajtohej për probleme të shëndetit mendor në psikiatri. Autori ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor, ndaj po trajtohej edhe në Psikiatri. Sipas policisë, 40-vjeçari është akuzuar në të kaluarën ndër të tjera, për organizatë kriminale, si dhe për shkelje të ligjeve për drogën. Më 28 qershor ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik. Më herët, në 2018-ën, kishte qenë dënuar me një vit burg për dëshmi të rreme. Edhe në vitin 2013, ai është arrestuar për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në Greqi.

Krimi i rëndë ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. Raportohet se sherri nisi fillimisht në apartamentin e tyre dhe më pas çifti ka zbritur në hyrje të pallatit ku kanë vazhduar të debatojnë. Më pas, shqiptari dyshohet se e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se Marjola ka qenë në jetë deri në momentin që kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, e masakruar me plagë nga thika dhe e gjakosur mbi xhama, por rrugës për në spital ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ka qenë vazja e tyre ajo që ka njoftuar autoritetet, ndërsa ka zbuluar e prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.

Ndërkohë, daja i autorit të krimit makabër ka folur për mediat, duke i bërë thirrje nipit të tij që të dorëzohet në polici. Ai ka konfirmuar se 40-vjeçari ka patur probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i kartelizuar në Shqipër. 

“Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për cfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve. Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar.”, është shprehur ai.

Pas krimit, burri shqiptar është larguar dhe policia ka nisur kërkimet në qytet për ta kapur, ndërsa shkaqet e krimit makabër nuk dihen ende. /ZËRI

Poll

MOS HUMB