DIBËR-Daniel Gjura, zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, që më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit, si dhe kandidoi për deputet nën siglën e PS në zgjedhjet e 2025, është arrestuar mbrëmjen e djeshme më 7 korrik 2026.
Gjura u shpall në kërkim në kuadër të hetimit të një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në Kadastrën e Dibrës, ku më 18 qershor u ekzekutuan 14 masa sigurie. Zv.drejtori i Kadastrës akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe noterja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të shtetasit Teshar Doçi dhe familjarëve të tij. Edhe ky i fundi është vendosur në pranga së bashku me Fatjon Çakrrin./ZËRI
