Aktualitet

"Hajde me ne se kemi një surprizë", flet nëna e saj 17-vjeçares së dhunuar: S'i fal autoret, kur pashë vajzën...

Pas publikimit të rastit, ka folur edhe nëna e së miturës, e cila ka rrëfyer momentet e vështira që përjetoi familja pas ngjarjes.

zh.ll
"Hajde me ne se kemi një surprizë", flet nëna e saj
adoleshentet-vajzat e perfshira ne sherr

FIER- Dhuna e ushtruar ndaj një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Pas publikimit të rastit, ka folur edhe nëna e së miturës, e cila ka rrëfyer momentet e vështira që përjetoi familja pas ngjarjes.

Në një intervistë për Report Tv, ajo tregoi se ngjarja ka ndodhur më 8 qershor. Sipas saj, atë ditë priste që e bija të kthehej në shtëpi pas përfundimit të kursit të parukerisë, por gjithçka mori një kthesë të papritur. 

Nëna rrëfen se u njoftua nga bashkëshorti se vajza ndodhej në spital dhe gjendja e saj nuk ishte e mirë. Më pas familja mësoi se 17-vjeçarja kishte shkuar e vetme në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ishte dhunuar nga disa bashkëmoshatare.

Sipas rrëfimit të 17-vjeçares, e ëma tregon se një vajzë që e njihte e kishte afruar pas daljes nga kursi dhe i kishte thënë: “Hajde me ne se kemi një surprizë.” Mirëpo vajza, sipas rrëfimit, mësohet se nuk dyshuar për asgjë dhe i ka ndjekur, por pak çaste më vonë ishte dhunuar nga tre bashkëmoshatare. Ajo shtoi se pasojat më të rënda nuk janë vetëm fizike, por mbi të gjitha psikologjike. 

Ndërkohë, e pyetur për kërkimfaljen e bërë nga nëna e njërës prej vajzave të përfshira, ajo tha se e kupton dhimbjen e çdo prindi, por për momentin nuk e ndjen veten në gjendje të falë.

Pjesë nga intervista

Më merr burri dhe më thotë: "Goca ishte sëmurë." Hajde, thashë, ndoshta ka kaluar diçka, si gjithë moshatarët. Shkoj për të marrë gocën, se nuk doja që të priste autobusin. Goca më vjen me vrap, e tmerruar. E shoh me serumin në dorë. I them: "Çfarë ke, moj të keqen mami? Pse je vrarë? Kush të ka vrarë?" "Hiç, asgjë", tha. "Thjesht bëra një serum dhe nga që isha vetëm në spital, u çorra."

"Po ti ke syrin të nxirë, moj bijë", i thashë. "Ti ke mjekrën të nxirë", i thashë. "Flokët e tu pse më duken kështu?", i thashë.....tha se gjoja i kishin hapur nga këto rrjetet sociale. Pastaj më tregon: "Më dhunuan 3 goca."

"Pse moj bijë? Unë të çova për në kurs, të prisja të vije në shtëpi. Mos ndoshta i ke ngacmuar gocat?", i thashë.

"Jo moj mami", tha, "se nuk kam asgjë me gocat. Thjesht më thanë: 'Hajde me mua se kemi një surprizë'." Thjesht shoqe rastësisht. Më duket ishte takuar një herë, dy herë mos gaboj. Ato i kishin dalë para pasi kishte dalë goca nga kursi.

"Çfarë ke moj gocë? Ç'është kjo jotja kështu?" Aty u mërzit goca. Ishte ora 6 e pasdites. I thashë: "Të ka ndodhur diçka. Mamin e ke pranë." Filloi të qante e të dridhej.

Pjesë nga intervista:

“Kur pashë vajzën time të dhunuar, nuk më mbante vendi më. Ndoshta dhe ato nëna nuk dinë gjë, por çdo kush ta kthejë thikën nga ana e tij. Sepse unë atë fëmijë mezi e kam rritur, e ushqej me pikat e qumështit. Ngrihet burri, ikën në orën 4 të mëngjesit në punë e të më dhunojnë mua vajzën? Nëse unë fëmijën e kam të sëmurë, unë do shkoj ta kuroj. Vajza ime nuk ngatërrohet me njeri. Është e thjeshtë, sheh punën e saj. Unë s'di gjë si ka ndodhur ky dhunim. Ndoshta mund të ketë qenë ndonjë presion më parë”, tha ajo.

Gazetarja-Mami i njërës nga vajzat ka kërkuar falje...

E di, por unë nuk mund të fal, se shpirti im e di sesa po e vuaj. Iki e qaj fshehurazi. Nuk qaj në sy të vajzave.

Kam një muaj që nuk fle gjumë. Goca ime po dhunohet kështu? Goca ime po ulëret? Po kërkon ndihmë, o ma? Kjo gocë po më kërkon mua ndihmë dhe nuk jam pranë saj.

Të njëjtën gjë do kishin bërë edhe ato nëna. Kap dy veta për flokësh dhe shqit. Çfarë bëri vajza ime? Ishte një kriminele?Mos të përsëritet kjo gjë që i ndodhi vajzës time.

Më herët, nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira, i kërkoi falje publike 17-vjeçares të dhunuar dhe familjes së saj duke shprehur keqardhje për atë çka ka ndodhur. Ajo ka rrëfyer se vajza e saj, rreth tre mua më parë u diagnostikua me probleme të shëndetit mendor dhe duke filluar që nga ajo kohë ata kanë kërkuar ndihmë prej institucioneve për trajtimin e saj. 

“Më mori policia, nuk di gjë. Ju kërkoj ndjesë prindërve të asaj goce. Sikur të më kishte ndodhur mua, do t’i kërkoja 100 herë ndjesë. Jam shumë e prekur, sikur t’ia kishin bërë fëmijës tim. Jam shumë e prekur.

Po vajzën e kemi çuar për ta vizituar dhe është me probleme. Psikologia e shkollës e ka marrë, por s’ka bërë asgjë. Unë kërkoj shërim të plotë të gocës, sepse e kemi me probleme të shëndetit mendor dhe nuk kam fare gjendje ekonomike.

Nuk e përballoj dot mjekimin. I kërkoj ndjesë familjes së vajzës dhe asaj vajzës”, u shpreh e ëma e 15-vjeçares.

Në një njoftim zyrtar, Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur më 8 qershor të këtij viti. Vetë17-vjeçarja, por ditën e ngjarjes ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje nga kjo e fundit dhe dy vajza të tjera 15- vjeçare. /ZËRI

Poll

MOS HUMB