Aktualitet

Aksioni në Korçë- Kush është personi që i shpëtoi RENEA-s, në 2008 ekzekutoi me plumb në kokë 24-vjeçarin...

Përgjika është dënuar në mungesë me 18 vite burgim për akuzën e vrasjes së shtetasit Pëllumb Çollaku dhe "Mbajtje pa lejë të armëve".

F.I
Aksioni në Korçë- Kush është personi që i
Petrika Përgjika

KORÇË-Personi në foto është Mjallaq, (Mihallaq), Petrika Përgjika, i kërkuar nga forcat RENEA gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Korçë. Policia kishte mundur të merrte informacion se Përgjika ishte vendosur në një apartament në qytetin e Korçës, ndaj është kërkuar ndërhyrja e specializuar e forcave RENEA. Por pas kontrolleve të kryera nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e Përgjikës, ndaj policia është tërhequr pa asnjë rezultat.

Gazetari Elton Qyno shkruan se Përgjika është dënuar në mungesë me 18 vite burgim për akuzën e vrasjes së shtetasit Pëllumb Çollaku dhe "Mbajtje pa lejë të armëve". Vrasja e Çollakut ka ndodhur në vitin 2008 ndërsa Përgjika rezulton të jetë identifikuar në muajin qershor 2009 nga policia e Korçës.

Ngjarja e rende është shënuar në aksin rrugor Korçë-Voskopojë. Në mes të rrugës, mesditën e 3 janarit, kalimtarë të rastësishëm gjetën trupin e 24-vjeçarit Pellumb Çollaku, i cili ishte ekzekutuar me një plumb në kokë. I riu u gjet rreth një javë pasi familjarët kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij, ndërsa nga policia u bë e ditur se djaloshi duhet të jetë vrarë disa ditë para se të gjendej.

Pëllumb Çollaku ishte shpallur i humbur nga familjarët me datë 26 dhjetor të vitit 2008 me një denoncim në Komisariatin e Policisë së Korçës. Një javë pas këtij denoncimi, ai është gjetur i vrarë në anë të rrugës pranë fshatit të tij të origjinës. Viktima prej pak kohësh ishte vendosur me banim në qytetin e Korçës, pasi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.

Sipas policisë, Pellumb Çollaku ka qenë emigrant në Greqi, por është dënuar nga ana e drejtësisë greke për trafik lëndësh narkotike dhe pasi ka dalë nga burgu është kthyer në Shqipëri dhe është vendosur në qytetin e Korçës. Sipas hetimeve, ai është vrarë për pazare droge. 

Pesë muaj pas vrasjes se tij, ka ardhur identifikimi i autorit. Policia e Shtetit deklaroi asokohe se për vrasjen me armë zjarri të shtetasit Pëllumb Gurali Çollaku, filloi procedimi penal per shtetasin Mjallaq Petrika Pergjika, 28 vjeç, banues ne Korçë, me arsim tetë klasë. Ai ka qenë i shpallur në kërkim edhe më parë nga Interpol-Tirana, por nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me akuzën tjetër që rëndon mbi të.

Poll

MOS HUMB