Aktualitet

I vëllai pas hekurave! Arbër Veliaj 5 orë në SPAK: Erdha vetë, sqarova pozicionin tim

Sipas materialeve hetimore, emri i Arbër Veliaj përmendet në disa episode të dosjes së SPAK për vëllain dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për lëvizje financiare që ngrejnë dyshime për përfshirje në raste të pastrimit të parave.

F.I
I vëllai pas hekurave! Arbër Veliaj 5 orë në SPAK: Erdha
Erion dhe Arbër Veliaj

TIRANË-Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Pas më shumë se 5 orësh vëllai i kryebashkiat të Tiranës ka lënë ambjentet e SPAK, ku ka deklaruar para mediave se kishte “ardhur vullnetarisht të sqaroj pozicionin”.

“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Arbër Veliaj.

Sipas materialeve hetimore, emri i Arbër Veliaj përmendet në disa episode të dosjes së SPAK për vëllain dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për lëvizje financiare që ngrejnë dyshime për përfshirje në raste të pastrimit të parave.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi nje ankimim të vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve. Gjykata e Lartë, me një vendim të datës 25 Maj, pranoi rekursin e Arbër Veliaj dhe ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues. Por, togat e zeza vendosën mospranimin e ankimit të vëllait të kryebashkiakut kundër vendimit të datës 20 Dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrolleve.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'. Kallëzimi për Veliajn u dorëzua nga një profil i rremë, nën identikitin Nesti Angoni, një person që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Që nga zbulimi i këtij fakti ka pasur shumë aludime se cili është personi që fshihet pas kësaj nofke, por deri më tani nuk është zbuluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB