Aktualitet

IKMT nis shembjen e shtëpive! Banorët e Urës së Dajlanit bëjnë rezistencë: Ku do i lej kalamajtë, jemi në rrugë

Pas rezistencës ndaj IKMT-së ata do të strehohen për shtatë ditë te Kavalishenca.

F.I
IKMT nis shembjen e shtëpive! Banorët e Urës së Dajlanit
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS-Fadromat e IKMT shkuan tek Ura e Dajlanit për të shembur shtëpitë e ndërtuara pa leje mbi kanalin kullues. 20 familje të komunitetit rom dhe egjiptian kanë bërë rezistencë duke mos lejuar mjetet e punës së IKMT-së për të vijuar me shembjet.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar banorët nga zona, për të lejuar vijim e zbatimit të planit. Më 21 janar ata janë njohur me vendimin e IKMT-së, pasi ndërtesat pengojnë qarkullimin e ujit, i cili do te zgjerohet pas përmbytjeve të fundit në Durrës.

Institucionet shtetërore nuk u kanë lënë kohë të përmbushet as afati ligjor prej 10 ditësh për të gjetur një strehë tjetër. Aktualisht, 3 prej tyre janë shembur dhe banorët kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa të tjerëve u është lënë afat deri ne fund te kësaj jave. Pas rezistencës ndaj IKMT-së ata do të strehohen për shtatë ditë te Kavalishenca.

Poll

MOS HUMB