Aktualitet

Shqipëria sërish në ALARM! Agjencia e Mbrojtjes Civile: Rikthehen reshjet në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

Reshje lokale, por të dendura, parashikohen edhe në qarqet e Shkodrës dhe Korçës.

F.I
Shqipëria sërish në ALARM! Agjencia e Mbrojtjes Civile: Rikthehen
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Shqipëria pritet të preket sërish nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Paralajmërimi vjen pak pas përmbytjeve masive nga veriu në jug. Agjencia e Mbrojtjes Civile informon qytetarët për prezencë të shtuar të reshjeve të shiut që prej pasdites së sotme dhe ditën e nesërme në disa qarqe të vendit, lokalisht intensivë dhe shoqëruar me shtrëngata.

Qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës do të përballen me reshje intensive shiu nga pasditja e së mërkurës deri të enjten, sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave. Reshje lokale, por të dendura, parashikohen edhe në qarqet e Shkodrës dhe Korçës. Në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të jenë kryesisht mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Për shkak të erërave të forta, me shpejtësi 15–25 m/s, dhe dallgëve që arrijnë deri në 2.5 metra, Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.

NJOFTIMI:

Bazuar në informacionet e #IGJEO dhe #SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Kërkohet rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.

Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Poll

MOS HUMB