THETH- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të shtune në Kombinat, Tiranë. Mësohet se do të shemben disa objekte pa leje. Bëhet fjalë për disa biznese, pronarët e të cilëve, pretendojnë se i kanë dokumentacionet e rregullta. Ata kundërshtojnë shembjen, teksa janë mbledhur para bizneseve të tyre, duke debatuar me policinë dhe punonjësit e IMT-së.
Këtë të shtunë. IKMT është rikthyer sërish në Theth, për shembjen e 35 objekteve të tjera pa leje. Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 100 objekte. Mësohet se banorët e zonës janë njoftuar procedurialisht për fazën e dytë të aksionit për shembjen e ndërtesave pa leje.
Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur në fillim të maujit korrik, pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Bizneseve iu dhanë dy javë kohë për të hequr trarët dhe tendat që zinin hapësira publike, të përdorura si vende parkimi apo ambiente lokalesh. Sakaq, kryeministri paralajmëroi se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI