Aktualitet

Ilir Meta e kaloi natën në dhomën e Observimit, ja kush është personi i parë që e takoi

Ndërsa, sot pritet që ai të qëndrojë në një qeli të veçuar për të.

I.F
Ilir Meta e kaloi natën në dhomën e Observimit, ja kush
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta e kaloi natën në qelinë e paraburgimit 313 në rrugën Jordan Misja në Tiranë. Sipas “Weblajm.com”, për Metën ende nuk ishte përgatitur një qeli dhe ai e kaloi natën në një dhomë observimi.

Mësohet se në dhomën e observimit ka vetëm një krevat dhe tualet, por asnjë pajisje tjetër. Ndërsa, sot pritet që ai të qëndrojë në një qeli të veçuar për të.

Deri më tani, i vetmi person që ka vizituar kreun e Partisë së Lirisë është avokati i tij, Genc Gjokutaj, ndërsa takimet e tjera të Metës duhet të miratohen nga SPAK, pasi ai është një person nën hetim.


Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave. /ZËRI

Poll

MOS HUMB