Politikë

VENDIMI i GJKKO- Ilir Meta mbetet në burg, zbutet masa për Pirro Xhixhon

Gjithashtu ka konfirmuar edhe masën "detyrim paraqitje" për Monika Kryemadhin e cila do të duhet të paraqitet një herë në muaj pranë ambjenteve të gjykatës.

M.M
VENDIMI i GJKKO- Ilir Meta mbetet në burg, zbutet masa për Pirro
Ilir Meta

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën "arrest me burg" për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Gjithashtu ka konfirmuar edhe masën "detyrim paraqitje" për Monika Kryemadhin e cila do të duhet të paraqitet një herë në muaj pranë ambjenteve të gjykatës. Ndërsa GJKKO ka zbutur masën ndaj Pirro Xhixhos. Më parë ai ishte nën masën "arrest shtëpie" por gjykata ka vendosur që ta zëvëndësoi me "detyrim paraqitje".

Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, një eksponente e lartë e LSI prej shumë vitesh, e cila ka mbajtur deri në detyrën e zv.ministres së Intergrimit. I ati i saj, ka mbajtur gjithashtu prej vitesh drejtimin e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, detyrë nga e cila u shkarkuar në tetor të vitit 2017./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB