Aktualitet

Dosja Veliaj! Ish-deputeti i PS në SPAK, Vladimir Kosta 'kyç' gojën: S'them asgjë

Ish-deputeti socialist refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme.

F.I
Dosja Veliaj! Ish-deputeti i PS në SPAK, Vladimir Kosta
Vladimir Kosta

TIRANË-Ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta është paraqitur në SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ish-deputeti socialist refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme.

“Është hetim sekret. Asgjë, s’them gjë hiç”, deklaroi ai për gazetarët.

Mësohet se Kosta u pyet në SPAK nga prokurorët për hetimet që po kryhen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 10 shkurtit. Kosta njihet gjithashtu dhe si pronar i ‘SKy Tower’ në ish-bllok, pallati ku ndodhen dhe zyrat e OJF-së ‘Harabel’ të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga hetuesi i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “detyrim paraqitjeje”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB