Aktualitet

I pandehur për grupin e hakerimit të SPAK! Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili del pas 2 orësh nga Prokuroria e Posaçme

Mësohet se sot do t'i komunikohet mbyllja e hetimeve lidhur me tentativën e hakerimit të emaileve të prokurorëve të SPAK. 

zh.ll
I pandehur për grupin e hakerimit të SPAK! Ish-drejtori i Burgjeve
Agim Ismaili

TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Mësohet se i është komunikuar mbyllja e hetimeve lidhur me tentativën e hakerimit të emaileve të prokurorëve të SPAK. Ndërsa, pas 2 orësh, Ismaili ka dalë nga ambientet e SPAK, por pa zbuluar detaje për mediat.

Ndërkohë që më herët u është komunikuar edhe më herët i është komunikuar edhe ish-punonjësit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni, të dy të akuzuar për të njëjtën çështje.

Agim Isamili është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për 3 vepra penale: 'Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, 'Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal' dhe 'Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal'. 

Gjatë muajit prill të 2025, oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre. Ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj, i arrestuar për këtë ngjarje kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Këta tre hetues ishin mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.

Nga hetimet rezultoi se autor i këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili i kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj ish-zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij. Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe të Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit. Ismaili dhe Palnikaj kanë lidhje familjare mes tyre, daje dhe nip.

Mbetet e paqartë se pse materialet sensitive u janë dërguat atyre nga Rrokaj. Më herët Palnikaj, i cili ka qenë sekretar i përgjithshëm në disa ministri, është marrë në pyetje nga prokurorët si dhe i është sekuestruar telefoni. Ndër materialet e komprometuara ka të dhëna që lidhen me dosjen e inceneratorëve dhe hetime të tjera që përfshijnë zyrtarë të profilit të lartë dhe grupe kriminale. Ismali përveç detyrës së kreut të burgjeve, ka drejtuar për rreth 8 muaj dhe Inspektoriatin Kombëtar të Territorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB