Aktualitet

Rrëmbimi dhe zhdukja e 'Koçoles" dhe Sulovarit, Prokuroria dërgon në gjyq 3 persona

F.I
Rrëmbimi dhe zhdukja e 'Koçoles" dhe Sulovarit, Prokuroria
Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari

SARANDË-Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq tre persona në lidhje me rrëmbimin e Leonard Theodhorit, i njohur si ‘Koçole’, dhe Fatmir Sulovari në Sarandë në vitin 2023. Të tre personat akuzohen për veprat penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Trafikimi i mjeteve motorrike”.

NJOFTIMI:

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona për tre vepra penale në lidhje me rrëmbimin e shtetasve L.Th. dhe F.S. në vitin 2023.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.M., S.B., dhe S.L. për veprat penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga nenet 109/3, 305/b dhe 141/a/2 të Kodit Penal. parashikuar nga nenet 109/3, 305/b dhe 141/a/2 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.169/2023 dhe 369/2025 (ndarë nga procedimi penal nr.169/2023) në lidhje me ngjarjes e rrëmbimit të shtetasve L.Th. dhe F. S., dërgohet për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve si më poshtë:

1. A. M, i dyshuar për veprën penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar në nenin 109/3 dhe 25 të K.Penal;

2. S. B,  i dyshuar për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i K.Penal; dhe

3. S. L, dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga neni 141/a/2 i K.Penal.

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë po vijojnë hetimet për gjetjen e shtetasve të rrëmbyer dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Leonard Thodhori, njohur si ‘Koçole’ dhe miku i tij Fatmir Sulovari, u zhdukën pa gjurmë më datë 6 prill në afërsi të Kanalit të Çukës, në Sarandë. E para që iu drejtua komisiariatit të policisë Sarandë, për humbjen e djalit të saj, ishte nëna e 46 vjeçarit, Leonard Thodhori. Ajo tha për grupin hetues, se takimi i fundit me të birin kishte qenë paraditen e datës 6 prill, kur ajo e kishte lënë djalin e saj në gjumë, në banesë, bashkë me një shokun e tij të quajtur Miri, i  cili kishte bujtur në shtëpinë e tyre një natë më parë.

Dyshimet kryesore janë se "Koçolja" dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë, dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen, por që nuk banojnë në qytet. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave. Ngjarja është lidhur edhe me trafikun e drogës, por teksa vitet kalojnë ende nuk ka asnjë gjurmë, veç familjarëve dhe deshmive që lidhin ngjarjet krimiale./ZËRI

Poll

MOS HUMB