Aktualitet

Ish-kryetari i Komunës së Bërxullës dënohet me 10 muaj burg

Ata akuzohen për veprat penale “Falsifikim të dokumentave” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

I.F
Ish-kryetari i Komunës së Bërxullës dënohet me 10 muaj
Ymer Marku

TIRANË- Ish-kryetari i Komunës së Bërxullës Ymer Marku është dënuar me 10 muaj burg, ndërsa 3 ish-zyrtarët e tjerë Kujtim Balliun, Agim Llocin dhe Kujtim Allmeta janë dënuar me 10 muaj burg, por iu konvertua në 6 muaj shërbim prove. Ata akuzohen për veprat penale “Falsifikim të dokumentave” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Ish-kryetari i Komunës së Bërxullës dënohet me 10 muaj
Vendimi i Gjykatës
Ish-kryetari i Komunës së Bërxullës dënohet me 10 muaj
Vendimi i Gjykatës
Ish-kryetari i Komunës së Bërxullës dënohet me 10 muaj
Vendimi i Gjykatës

Ata u kallëzuan penalisht nga Arben Tafa, i cili më parë ka shërbyer në funksionin e hidraulikut tek ish-komuna Bërxullë, i cili është punësuar gjatë kohës kur kjo njësi administrative drejtohej nga Marku.  

Por gjatë kësaj kohe, ka rezultuar se emri i hidraulikut Arben Tafa, është përdorur si maskim për tjetërsimin e disa pronave që ndodhen në zona të ndryshme të Bërxullës. Në emër të Arben Tafës, është rregjistruar me dokumenta të falsifikuara një sipërfaqe toke prej 4 mijë metrash katror.

Dokumentat tregojnë se kjo sipërfaqe që ndodhet në fshatin Brukë, është në pronësi të shtetasit Arben Tafa, i cili ka dyshime të forta se nuk është pronari real i kësaj pasurie të paluajtshme.

Lidhur me rregjistrimin në hipotekë të kësaj prone prej 4 mijë metra katror, në prokurori ka shfaqur shqetësim dhe Arben Tafa, i cili edhe pse rezulton pronari i tokës, nuk ka asnjë dokument historik që të provojë origjinën e kësaj pasurie të paluajtshme. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë kohës kur shërbenin në ish-komunën Bërxullë, përmes dokumentave të falsifikuara kanë tjetërsuar disa sipërfaqe toke në zonën e Bërxullës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB