
SANTA CRUZ- Roland Dedja 40-vjeçari nga Durrësi që u arratis një vit më parë nga burgu në Romë në Itali, është gjetur i vdekur në Bolivi. Sipas mediave vendase, Dedja u gjet i vdekur në një banesë disa ditë më parë, të cilën e kishte marrë me qera më një shok në Santa Cruz. Dyshohet se 40-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Në shtëpinë e viktimës, autoritetet gjetën një pasaportë italiane, por më pas u konstatua se ajo ishte false. Në bashkëpunim me ambasadën italiane u verifikua se viktima ishte Roland Dedja, një person i shpallur në kërkim pasi ishte arratisur nga burgu.
40-vjeçari u arratis nga burgu më 25 shtator 2023, me ndihmën e një droni, i cili transportoi mjetet e nevojshme për të realizuar planin e tij. 40-vjeçari preu kangjellat dhe më pas zbriti me litar. Dedja ishte në pritje të gjykimit të tij për trafik droge, por ishte akuzuar edhe për vrasjen e shqiptarit 44-vjeçarit Shpëtim Cupa në Brescia në Itali. Gjykata e Shkallës së Parë italiane e shpalli të pafajshëm, por çështja u apelua.
Dedja ishte arratisur edhe më parë nga një burg tjetër në Pisa të Italisë, së bashku me një shqiptar tjetër në vitin 2010. Asokohe ai akuzohej për vrasjen e Cupas. Mësohet se Dedja pasi u arratis nga Italia jetonte prej vitit 2023 në Bolivi, me një person tjetër, i cili edhe ai ishte në kërkim nga Policia pasi akuzohej për vjedhje//ZËRI