Aktualitet

Ishte dëmtuar kapaku, një kuti në Bathore e pavlefshme

Mësohet se ky vendim u mor pasi disa fletë ishin jashtë kutisë dhe ishte dëmtuar kapaku i sipërm.

I.F
Ishte dëmtuar kapaku, një kuti në Bathore e pavlefshme
Kutia e votimit

TIRANË- Teksa pritet që të nisë procesi i numërimit të votave në Kamëz, nga 89 të tilla në shkollën “Hillary Klinton”, do të numërohen 88 të tilla, pasi një prej tyre është klasifikuar e parregullt. Gjatë dorëzimit të të kutive në KZAZ 28, një kuti e zonës së Bathores, edhe pse ishte e vulosur dhe sipas procedurave ishte bërë procesverbali, është klasifikuar si e pavlefshme.

Mësohet se ky vendim u mor pasi disa fletë ishin jashtë kutisë dhe ishte dëmtuar kapaku i sipërm. Ende nuk dihen rrethanat nëse ky incident ndodhi gjatë momentit të mbylljes së kutisë apo gjatë transportit. Por, eshe pse qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre është vendosur që të mos numërohet. Edhe dy kuti të tjera të materialeve zgjedhore kanë qenë të dëmtuara, por votat e tyre do të numërohen, pasi janë të vulosura./ZËRI

Poll

MOS HUMB