Aktualitet

'Ju q***a motrën’! Revoltë në burgun e Pizës, shqiptarët u vënë flakën qelive, kaosi transmetohet në Tik Tok

Revolta nisi rreth orës 19:00, pasi një i burgosur zhvilloi një transmetim live në TikTok nga brenda burgut, duke përdorur një telefon celular në mënyrë të paligjshme.

F.I
'Ju q***a motrën’! Revoltë në burgun e Pizës,
pamje nga ngjarja

ITALI-Një incident i rëndë ka ndodhur në burgun “Don Bosco" në Pisa të Italisë, ku gjatë mbrëmjes së dheshme ka shpërthyer një revoltë ku janë përfshirë rreth 40 të burgosur shqiptarë, pasi u zbuluan pajisje përgjimi të fshehura në qeli.

Revolta nisi rreth orës 19:00, pasi një i burgosur zhvilloi një transmetim live në TikTok nga brenda burgut, duke përdorur një telefon celular në mënyrë të paligjshme. Transmetimi u ndoq nga rreth 15 mijë persona përpara se të ndërpritej.  Në pamjet live të ndara në rrjete, shihet teksa të burgosurit shkatërrojnë ambjentet, ndërsa në moment ka pasur edhe zjarr.

Personi që filmon dëgjohet të thotë “duhen gazetare aty, do t’i masakrojnë keq çunat”.

Ndërsa njëri prej tyre dëgjohet të shajë në shqip: Të q**sha motrën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në video, disa të burgosur folën në italisht dhe shqip. Ata pretenduan se ishin dhunuar nga efektivët dhe kundërshtuan vendosjen e pajisjeve të përgjimit në qeli. Mes shqetësimeve të ngritura ishin edhe mbipopullimi dhe kushtet higjieno-sanitare. Pas negociatave, rreth 50 persona u larguan nga zona që kishin marrë nën kontroll, ndërsa një grup prej rreth 30 të burgosurish vijoi protestën duke kërkuar një ndërmjetës. 

Poll

MOS HUMB