Aktualitet

'Kisha borxhe"-Grabiti me kallashnikov degën e FiBank! Burg Bardhyl Fushën, avokati: Akt momental...

Avokati i tij ka kërkuar që të vlerësohet gjenja psikologjike dhe mendore e klientit të tij, në momentin e ngjarjes.

F.I
'Kisha borxhe"-Grabiti me kallashnikov degën e FiBank! Burg
Bardhyl Fusha

TIRANË-Bardhyl Fusha, i cili pak ditë më parë tentoi të grabiste me kallashnikov një bankë të nivelit të dytë FiBank në Tiranë, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Avokati i tij ka kërkuar që të vlerësohet gjenja psikologjike dhe mendore e klientit të tij, në momentin e ngjarjes.

Avokati Marash Ndoci: I dyshuari Bardhyl Fusha ka deklaruar se ka vepruar në kushtet e një presioni të rëndë financiar, për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj punonjësve të tij në një shumë të konsiderueshme. Subjekti tregtar që ai ka administruar rezulton me vështirësi serioze ekonomike dhe detyrime tatimore, çka ka rënduar më tej situatën e tij personale dhe psikologjike. Mbrojtja vlerëson se kemi të bëjmë me një akt të izoluar, të kryer në një moment tronditjeje të fortë emocionale, dhe jo me një prirje kriminale të qëndrueshme.

Ngjarja ndodhi mesditën e 12 shkurtit ku 58-vjeçari Bardhyl Fusha është futur i pamaskuar në ambientet e bankës dhe me një çantë në dorë, ku brenda saj kishte një armë kallashnikov. Menjëherë sapo është futur brenda, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në dysheme. 

Pas këtij momenti, autori është drejtuar për te arka e bankës, ku mësohet se ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash, siç shihet edhe në foto. 58-vjeçari ka marrë shumën prej 8 milionë lekësh, të cilat i ka futur në çantë dhe ka tentuar të largohet. Ndërkohë, një qytetar aty pranë ka arritur të njoftojë policinë ku në kohë rekord patrulla mbërriti dhe kapi autorin e dyshuar i cili po dilte nga dera e bankës.

Në dëshminë e tij Fusha ka deklaruar se grabitjen e ka kryer për shkak të borxheve që u ka personave të tjerë. Sipërmarrësi në fushën e ndërtimeve ka treguar se kishte rreth 70 milionë lekë të vetra boxhe të pashlyera tek punëtorët. Burime bëjnë me dije se gjatë dëshmisë, ai ka rrëfyer se kishte zgjedhur të grabiste pikërisht "FiBank", për shkak se kishte shkuar edhe herë të tjera aty kur kryente pagesat./ZËRI

Poll

MOS HUMB