Aktualitet

Ndodh në Tiranë: Ktheu frigoriferin që s'punonte, dy pronarët e 'Zanusit' mbyllin klienten në dyqan dhe e dhunojnë (EMRAT)

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ata dyshohet se e kanë privuar klienten nga liria, duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

zh.ll
Ndodh në Tiranë: Ktheu frigoriferin që s'punonte, dy
dyqani-zanusi

TIRANË- Dy pronarë e dyqanit elektroshtëpiakesh 'Zanusi' në zonën e Ish-Doganës janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë kanosur një kliente. Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, dyshohet se e kanë privuar klienten nga liria, duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Në pranga kanë rënë shtetasit: Sefedin Ahmetaj, 63-vjeç, dhe Edjola Harunaj, 41-vjeçe. Kjo e fundit, gjatë ndërhyrjes së Policisë, ka goditur një efeketiv për shkak të detyrë duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Sipas burimeve, 41-vjeçarja Harunaj i ka shkaktuar punonjësit të policisë djegie në dorë me cigare. 

"Kanosën, privuan lirinë e një klienteje dhe kundërshtuan e goditën punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 2 shtetas, pronarë të një dyqani.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.", njoftoi policia. 

Ndërkohë, sipas burimeve, konflikti nisi për një frigorifer banak. Mësohet se klientja e kishte blerë pajisjen në dyqan por ishte kthyer me pretendimin se frigoriferi nuk punonte dhe kërkonte rimbursimin e plotë. Kërkesa për kthimin e parave është refuzuar nga pronarët dhe situata ka dalë jashtë kontrollit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB