Aktualitet

KAOS në Vlorë, qytetarët në rrugë pas mungesës së ujit të pijshëm, bllokojnë kryqëzimin kryesor

Protesta e qytetarëve nisi prej ditës së djeshme, kurse sot ka vazhduar me bllokim rruge, hedhje parullash, akuza për abuzime financiare dhe kërkesa për dorëheqje të zyrtarëve të lartë

E.K
KAOS në Vlorë, qytetarët në rrugë pas mungesës
protesta ne vlore

VLORË- Protesta e qytetarëve për mungesën e ujit ka sjellë kaps në qytetin e Vlorës. Pasi gjetën të mbyllur derën e Bashkisë, dhe u përballën me punonjësit e policisë, protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin kryesor të qytetit, të njohur si “Kapelja”.

Si pasojë, kryqëzimi është plotësisht i bllokuar, ndërsa radhë të gjata automjetesh janë krijuar në të gjitha akset kryesore të qytetit.

Protesta po zhvillohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm prej katër ditësh, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te banorët, ndërsa autoritetet nuk kanë ende një afat se kur defekti në tubacionin kryesor të qytetit do të rregullohet.

Nëndrejtori i Policisë së Vlorës, Shpëtim Alliaj po përpiqet të negociojë me protestuesit për hapjen e rrugës në mënyrë që qytetarët e tjerë të qarkullojnë normalisht.

Poll

MOS HUMB