Aktualitet

Shpërthimi në hyrjen e një pallati në Shkodër, ndërron jetë 55-vjeçari

Viktima është ende i paidentifikuar, ndërsa fillimisht u raportua se ngjarja kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të një boksi elektrik

E.K
Shpërthimi në hyrjen e një pallati në Shkodër,
Foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të panelit të matësave të energjisë elektrike.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, ku dyshohet se ka shpërthyer paneli i matëseve të energjisë elektrike.

“Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Poll

MOS HUMB