KAPSHTICË- Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku qindra qytetarë shqiptarë po kalojnë drejt Greqisë për të bërë blerje, të nxitur nga çmimet më të ulëta të produkteve ushqimore dhe karburanteve në shtetin fqinj. Pamjet nga fluksi i krijuar në kufi janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Xhensil Shkëmbi, duke treguar kolonat e gjata të automjeteve që presin të kalojnë drejt Greqisë.
Kjo dyndje masive drejt shtetit fqinj bën diferencën e çmimeve të shportës, por edhe nafta, të cilat në shumë raste kushtojnë më pak se në Greqi, duke bërë që shumë familje ta shohin të leverdishëm udhëtimin përtej kufirit.
Fluksi i lartë është vënë re gjatë gjithë ditës, ndërsa pritjet në pikën kufitare janë zgjatur për shkak të numrit të madh të automjeteve./ZËRI