Aktualitet

Karburantet pa licencë! Zbulohet skema e evazionit, aksion në Fushë-Krujë, Burrel e Sarandë

Gjatë kontrolleve autoritet kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme karburanti, të depozituara në ambiente të paautorizuara.

F.I
Karburantet pa licencë! Zbulohet skema e evazionit, aksion në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Është zbuluar një skemë e mirëorganizuar evazioni fiskal dhe kontrabande me karburantet. Një aksion është ndërmarrë në disa qyetet, ku tre pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës janë kapur duke operuar pa licencë për ushtrimin e aktivitetit tregtar.

Gjatë kontrolleve autoritet kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme karburanti, të depozituara në ambiente të paautorizuara. Pikat e tregtimit të karburantit kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litra. Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë

Njoftimi:

Një aksion i drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe drejtorisë së Antikontrabandës ka rezultuar në evidentimin e një skeme evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant. Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan që operonin aktivitetin e tyre pa licencë. Gjatë operacionit të strukturave përkatëse, u konstatuan dhe sekuestruan sasi të konsiderueshne karburant në depozita dhe gjithashtu, u konstatua se ne mjetet matëse të furnizimit, subjektet kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litrat. Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet kompetente. Pikat e karburantit nuk zotëronin licencë për shfrytëzim të aktivitetit dhe për rrjedhojë nuk mund të blinin dhe shisnin produktin tregëtues sipas legjislacionit fiskal. /ZËRI

Poll

MOS HUMB