Aktualitet

Këlcyra refuzon bashkimin me Përmetin, 15 anëtarët e Këshillit votojnë kundër

Vendimi vjen në një kohë kur banorët e zonës kanë zhvilluar protesta kundër ndryshimeve të propozuara.

zh.ll
Këlcyra refuzon bashkimin me Përmetin, 15 anëtarët e
foto nga protesta dy dite me pare

KËLCYRË- Këshilli Bashkiak i Këlcyrës ka kundërshtuar zyrtarisht draftin e qeverisë për reformën e re territoriale, që parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin me Përmetin.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, të 15 anëtarët e Këshillit Bashkiak votuan kundër propozimit, duke shprehur qëndrim unanim për ruajtjen e Bashkisë së Këlcyrës.

Vendimi vjen në një kohë kur banorët e zonës kanë zhvilluar protesta kundër ndryshimeve të propozuara. Ata kërkojnë që Këlcyra të ruajë statusin e bashkisë dhe të vijojë funksionimin si njësi më vete./ZËRI

Poll

MOS HUMB