Aktualitet

Kërkimi shkencor, Gjiknushi "ankohet" për ligjin: Probleme me aktet nënligjore

Gjinushi kërkon përmirësimin e elementëve teknikë nëpërmjet akteve nënligjore, duke theksuar se hartimi i tyre duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe frymën e tij dhe jo duke e deformuar dhe keqinterpretuar. 

zh.ll
Kërkimi shkencor, Gjiknushi "ankohet" për ligjin: Probleme
Skënder Gjiknushi

TIRANË- Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknushi, ka folur për reformimin e sistemit të kërkimit shkencor, teksa shprehu pakënaqësinë e tij pasi nëntë muaj nga miratimi i ligjit, vijon të  mos jetë i zbatueshëm. Në një deklaratë për mediat, Gjinushi tha se kjo është një luftë e vazhdueshme mes institucioneve kërkimore dhe atyre politikbërëse. 

Gjinushi kërkon përmirësimin e elementëve teknikë nëpërmjet akteve nënligjore, duke theksuar se hartimi i tyre duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe frymën e tij dhe jo duke e deformuar dhe keqinterpretuar. 

“Kanë shpëtuar detaje teknike, që mund të krijonin keqkuptime, por që mund të rregullohen me akte nënligjore. Tani po shohim që aktet nënligjore nuk po rregullojnë, por e lenë gjendjen ashtu ose e bëjnë më keq. Aktet nënligjore janë një paketë e tërë, duhen miratuar si paketë dhe duhet të marrin vulën e institucioneve kryesore. S’mund të jenë produkt burokratik dhe me përfaqësime formale të institucioneve si Akademia apo shkollat e larta. Vlerësojmë se hartimi i akteve nënligjore duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe frymën e tij dhe jo duke e deformuar dhe keqinterpretuar. Për këtë arsye nuk po i jepet një zgjidhje e duhur problemit të etikës dhe plagjiaturës, cenohet autonomia dhe krijohen shtigje për keqinterpretim në financim dhe institutet kërkimore”, shpjegon Gjiknushi.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknushi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve, që këta të fundit të mos jenë monopole. Sipas tij, ligji i arsimit të lartë dhe ai i shkencës nuk mund të jenë të konkurrues, por bashkëpunes. 

“Qëllimi nuk është që institutet të shkojnë patjetër te Akademia apo institutet të gjithë pranë shkollave të larta. Zgjidhja është gjithmonë heterogjene, pra institutet mund të jenë kudo. Rëndësi ka që të punojnë në një sistem e të bashkëpunojnë dhe të mos jenë monopole.”, - thotë Gjkinushi.

Dëklaratë e kreu të Akademisë së Shkencave vjen pasi kryeministri Edi Rama tha se ligji për arsimin e lartë duhet të ndryshojë. Gjatë një takimi me rektorët e universiteteve, Rama theksoi se universitetet kanë nevojë për një reformë që të garantojë një ofertë të re akademike si ajo e Bashkimit Europian./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB