Aktualitet

KFC shiti mish pule me salmonelë, AKU në mbrojtje të biznesit: RASFF nuk na dërgoi foto (Po inspektorët pse paguhen?)

Edhe pse ka një rrjet inspektorësh në terren, AKU nuk ka publikuar foto dhe video nga asgjesimi i mishit të pulës me salmonelë, me pretendimin se ato nuk i ishin dërguar nga RASFF

E.K
KFC shiti mish pule me salmonelë, AKU në mbrojtje të biznesit:
edmond rrushi dhe kfc

TIRANË- Pak ditë më parë në media u bë publik një tjetër lajm tronditës mbi sigurinë e konsumatorëve, ai i tregtimit të një sasie prej 1357 kg mish pule i infektuar me salmonelë, në rrjetin e dyqaneve KFC. Kjo sasi e shitur mund të ishte akoma më e madhe nëse portali “RASFF” i Bashkimit Evropian nuk do njoftonte AKU-n për ta bllokuar dhe larguar menjëherë mishin me bakterin e rrezikshëm.

Nga ana e tij, ky institucion që paguhet nga taksat e qytetarëve për sigurinë ushqimore bëhet “avokat” i kompanive private. Në njoftimin e publikuar nga AKU citohet alerti që vjen nga BE-ja, por mungojnë pamjet e mishit të pulës “KFC” që do ta qartësonte më shumë konsumatorin.

Televizioni “Ora News” e ka pyetur këtë institucion se përse njoftimi nuk shoqërohet me foton e produktit?!

AKU mundohet ta mbyllë ketë çështje pa zhurmë më pretendimin se sistemi “RASFF” i BE-së nuk i ka dërguar foto. 

Kjo përgjigje qesharake nuk është aspak serioze për një autoritet siç ishte ai i sigurisë ushqimore, pasi inspektorët që kanë bllokuar sasinë e mishit të pa shitur sigurisht që e kanë dokumentuar me foto.

Mospublikimi i fotove krahas njoftimit tregon qartë se AKU shqetësohet më shumë për imazhin e subjekteve private sesa për shëndetin e qytetarëve. Ndërkohë që do të ishte e kundërta, transparenca do të sillte edhe më shumë besueshmëri. Çdo person që ka konsumuar një produkt që i ka rrezikuar shëndetin, ka të drejtë të dijë se cili është subjekti që e ka importuar në vendin tonë mishin e pulës “KFC” të infektuar me salmonelë.

Këtë pyetje ia kemi drejtuar në mënyrë te përsëritur, AKU e cila nuk na ka dhënë asnjë informacion me arsyetimin se subjekti është në proces gjyqësor me AKU dhe për këtë arsye nuk mund të jepen të dhënat e importuesit. Edhe pse emri i subjektit nuk do bëhet publik, fakti është se 1357 kg mish pule të infektuar me bakterin e salmonelës iu shit qytetarëve, ndërsa 177.12 kg thuhet se u asgjësuan.

AKU ka detyrim ligjor që të informojë median dhe qytetarët në lidhje me asgjësimin e sasisë së mbetur të mishit. AKU shprehet se asgjësimi është bërë në datë 30.8.2024, por nuk na vënë në dispozicion të mediave, asnjë foto ose video që ta faktojë se kjo procedurë është kryer. Çdo procedurë asgjësimi faktohet me foto edhe video. Por a e ka AKU të dokumentuar me foto dhe video asgjësimin e mishit të pulës “KFC” me salmonelë? Nëse po, përse e shmang detyrimin ligjor dhe nuk ia vendos në dispozicion medias dhe publikut?

AKU ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë që ka lejuar tregtimin e një produkti që ka rrezikuar jetën e qytetarëve dhe në vend të një ndjese publike, kalon në arrogancë duke mos siguruar qytetarët që sasia e mbetur e mishit të infektuar me salmonelë është asgjësuar.

Poll

MOS HUMB