TIRANË- Detaje të reja janë bërë publike lidhur me tentativën për grabitjen në filialin e "FiBank", ditën e djeshme, në Tiranë. 61-vjeçari Bardhyl Fusha, sipërmarrës, hyri mesditën e djeshme në ambientet e bankës i pajisur me armë zjarri dhe arriti të merrte 8 milionë lekë të vjetra.
Në dëshminë e tij, 61-vjeçari ka deklaruar se grabitjen e ka kryer për shkak të borxheve që u ka personave të tjerë. Sipërmarrësi në fushën e ndërtimeve ka treguar se kishte rreth 70 milionë lekë të vetra boxhe të pashlyera tek punëtorët. Burime bëjnë me dije se gjatë dëshmisë, ai ka rrëfyer se kishte zgjedhur të grabiste pikërisht "FiBank", për shkak se kishte shkuar edhe herë të tjera aty kur kryente pagesat.
Siç u raportua edhe më herët, Fusha ka hyrë i armatosur në bankë. Mësohet se ai është afruar pranë bankës me automjetin e tij dhe pasi e parkoi aty pranë, hyri me një çantë, brenda së cilës kishte një armë kallashnikov. Armë e cila siç ka deklaruar ai, e kishte që prej vitit 1997 dhe e mbante në banesë.
Në momentin 61-vjeçari ka ka hyrë në bankë, mëoshet se roja i sigurisë private nuk ishte për momentin tek dera, por dedektori sinjalizoi se Fusha që sapo u fut në bankë kishte metal me vete.
Dinamika e grabitjes
Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha është futur i pamaskuar në ambientet e bankës dhe me një çantë në dorë, ku brenda saj kishte një armë kallashnikov. Menjëherë sapo është futur brenda, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në dysheme. Pas këtij momenti, autori është drejtuar për te arka e bankës, ku mësohet se ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash, siç shihet edhe në foto. Mësohet se 61-vjeçari ka marrë shumën prej 8 milionë lekësh, të cilat i ka futur në çantë dhe ka tentuar të largohet. Ndërkohë, një qytetar aty pranë ka arritur të njoftojë policinë ku në kohë rekord patrulla mbërriti dhe kapi autorin e dyshuar i cili po dilte nga dera e bankës. Menjëherë 61-vjeçarit i ëshë sekuestruar çanta ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë tjetër ku u gjet arma e zjarrit, e përdorur në ngjarje./ZËRI