Aktualitet

Kishte mbushur kutitë e këpucëve me para, shqiptarit i gjenden mbi 800 mijë euro cash

Shqiptari u dërgua në shtëpinë e tij nga efektivët dhe nga kontrolli iu gjetën edhe 633.850 euro të fshehura në dollap dhe të ndara në kuti këpucësh.

F.m
Kishte mbushur kutitë e këpucëve me para, shqiptarit i gjenden
Paratë

ITALI - Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga karabinierët në Itali pasi i është gjetur një shumë prej 863 mijë e 850 eurosh. Shqiptari u ndalua rastësisht në një rrugë mes Brindisit dhe Lecces. Atij iu kontrollua makina brenda të cilës iu gjetën 200 mijë euro të fshehura në një pako vakumi.

Shqiptari u dërgua në shtëpinë e tij nga efektivët dhe nga kontrolli iu gjetën edhe 633.850 euro të fshehura në dollap dhe të ndara në kuti këpucësh.

Në total, u sekuestruan mbi 863.850 euro. Për momentin 46-vjeçari shqiptar akuzohet për pastrim parash. Ai dyshohet se i përket një grupi të fuqishëm kriminal, por rasti është ende nën hetim.

Poll

MOS HUMB