Aktualitet

KKTU refuzon 26 leje për kulla dhe hotele, i ndalon ndërtimin edhe kompanisë “Arlis” të Armando Lilo

Vetëm pak ditë më parë një apartament i 'Arlis', kompanisë në pronësi të Armando Lilo u shkrumbua nga zjarri në Tiranë.

F.I
KKTU refuzon 26 leje për kulla dhe hotele, i ndalon ndërtimin edhe
Armando Lilo

TIRANË-Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është mbledhur mëngjesin e sotëm, ku ka refuzuar miratimin e lejeve për të paktën 26 kulla, hotele dhe resorte. Prapaskena shkruan se bëhet fjalë për hotele e objekte shumëkatëshe në Tiranë dhe Durrës. 

Mes lejeve që janë refuzuar është edhe një kompleks në Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Arlis Ndërtim” sh.p.k. Vetëm pak ditë më parë një apartament i 'Arlis', kompanisë në pronësi të Armando Lilo u shkrumbua nga zjarri në Tiranë. Konkretisht KKTU ka vendosur refuzimin për:

–Leje Zhvillimi për objektin: “Ground zero resort”, Strukturë hoteliere dhe rezidenca me shërbime turistike 6-7-20-24 kate me 3 kate nëntokë, me terracë të shfrytëzueshme, me vendndodhje në Vlorë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group Construction” sh.p.k.

–Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks hotelier”, me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit, Bashkia Durrës, me subjektin zhvillues shoqërinë “Restian” sh.p.k.

–Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Diamond Building”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion shërbimesh dhe zyrash me 23-kate mbi tokë dhe 8-kate nëntokë”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bar Restaursnt Piazza” sh.p.k.

–Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi 6 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje përgjatë rrugës Turgut Ozal, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k.

–Leje Ndërtimi për objektin: “Hillside retreat 001-kompleks me banesa individuale 1, 2, 3 dhe 4 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë dhe pishinë, qendër rehabilitimi për trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara 1, 2 dhe 3 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë dhe pishinë dhe kompleks hotelerie me 5 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “Peti”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Arlis Ndërtim” sh.p.k.

Poll

MOS HUMB