Aktualitet

KLGJ rrëzon Prokurorinë e Përgjithshme për Irena Gjokën: Nuk vendosim ne! Pritet që dosja t'i kalojë ILD

Prokuroria e Përgjithshme u shpreh për rastin e Gjokës duke i referuar materialet në KLGJ me konkluzionin se dokumenti referuar dënimit të saj në Greqi është i saktë

f.g
KLGJ rrëzon Prokurorinë e Përgjithshme për Irena
Irena Gjoka

TIRANE- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me nisjen e verifikimeve për gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka. KLGJ nuk pranoi sot të përcaktojë nëse Gjoka është në kushtet e mosushtrimit të detyrës apo jo. Me 6 vota kundër dhe 4 pro, KLGJ vendosi të mos e pranojë projektvendimin për te Komisioni i Karrierës, duke sqaruar se kjo vendimmarrje i takon ILD. 

Anëtarët që votuan kundër: 

Yllka Rupa
Ridvan Hado
Markelian Koçaj
Emona Muçi 
Klodian Kurushi
Ilir Rusi

Anëtarët që votuan pro:

Irena Plaku
Gentiana Muçaj
Albens Tabaku
Bledar Bajri
Mungoi në mbledhje: Violanda Theodhori

"Kundër me argumentin se siç kemi deklaruar se kjo çështje që kur ka nisur mbi ankesën e subjekteve të ndryshme është lënë në dispozicion të komisionit të zhvillimit të karrierës. Pas materialit të dërguar nga prokuroria e përgjithshme, jemi mbledhur dhe kemi rënë dakord që procedura do jetë e njëjtë diskutimi do ishte nëse do e dërgojmë tek ILD apo do e mbajnë ne vetë si këshill, në këndvështrimin tim këshilli ka rol aktiv vetëm në rastin kur shkaku i pazgjidhshmërisë, i papajtueshmërisë, ka lindur para fitimit të statutit. Në raste e tjera kur pazgjidhshmëria ka lindur pas fitimit të statusit, duhet ti dërgohet ILD. Kështu kemi vepruar edhe në raste të tjera. Nuk kemi kushtet që ta marrim ne direkt, duhet t’ia dërgojmë ILD-së. Prandaj jam kundër relacionit", deklaroi Ridvan Hado ndërsa po shpjegonte votën kundër. 

Këtij argumenti iu bashkuan dhe anëtarët e tjerë që vendosën për rrëzimin e kërkesës. Tashmë KLGJ duhet të rimblidhet për të caktuar nëse dosja do t'i kalojë ILD ose jo. 

Por çfarë ka ndodhur me çështjen e Irena Gjokës? PD ka kallëzuar Irena Gjokën në Prokurorinë e Përgjithshme për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, ku sipas PD, Gjoka ka fshehur një dënim për falsifikim vize në Greqi. Prokuroria e hetoi për 2 vite këtë çështje dhe deklarimet e Gjokës dhe doli në përfundimin se ajo ishte dënuar në Greqi, por vendimi nuk është ekzekutuar asnjëherë dhe dënimi është shuar. Por megjithëkëtë, Prokuroria i kërkoi KLGj që të vlerësonte nëse Gjoka ishte ose jo në kushtet e ndalimit për të marrë postin e gjyqtares sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit. 

Fill pasi Prokuroria e Përgjithshme dërgoi materialet në KLGJ, gjyqtarja i dërgoi një letër Këshillit ku shpjegonte arsyet përse nuk e kishte deklaruar më herët dënimin. Gjoka tha se nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një vendim gjyqësor grek, për falsifikim vize pasi vendimi i dënimit i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë, nuk i është njoftuar asnjëherë dhe nuk ka marrë formë të prerë.

Sipas gjyqtares Gjoka, vendimi i dënimit jo i formës së prerë i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë nuk mund të përbëjë shkak për mbarimin e mandatit si gjyqtare, sepse ky vendim nuk cenon kushtet e zgjedhshmërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB