Aktualitet

Klodian Braho në mbledhjen e parë me prokurorët: Jepni rezultate për dosjet e vjetra, angazhim për Kodin e ri Penal

Gjatë fjlaës së tij, ai kërkoi që prokurorët të japin rezultatet për dosjet e vjetra dhe angazhim të plotë.

F.I
Klodian Braho në mbledhjen e parë me prokurorët: Jepni rezultate
Klodian Braho

TIRANË-Klodian Braho ka zhvilluar mbledhjen e parë me prokurorët e posaçëm, si kreu i ri i SPAK. Në takim me 19 prokurorët, Braho zgjodhi shefat e tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë.

Gjatë fjlaës së tij, ai kërkoi që prokurorët të japin rezultatet për dosjet e vjetra dhe angazhim të plotë. Brahoi kërkoi gjithashtu që trupa e prokurorëve të angazhohet me dhënien e mendimeve për Kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë.

Klodian Braho u zgjodh si drejtues të SPAK në mbledhjen e KLP-së, më 11 dhjetorit, ku u votua me 7 vota pro. Prokurori Klodian Braho është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007. Ai ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër-arreste dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D” dhe “Toyota Auris”. Braho është dhe pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit./ZËRI

Poll

MOS HUMB